Që nga lindja e vajzës sime , Veronës, çdoherë isha në kërkim të rrobave të njejta me të.Pasiqë Verona u rrit ajo kishte një entuziazëm të mrekullueshëm kur vishnim rrobat e njëjta. Ajo shkëlqente kur shihte se jemi veshur “njësoj”,dhe kjo na bënte të dyjave të ndiheshim të veçanta në botën tonë të vogël.
Kur Verona erdhi në jetën time, kuptova se lidhja nënë e bijë është më shumë se vetëm dashuri – është ndarja e çdo momenti me të. Për të qëndruar pranë saj, vendosa të punoj nga shtëpia, duke zhvilluar biznese online që më lejonin të isha gjithmonë pranë saj. Megjithëse menaxhoj edhe biznese të tjera, për Mom&Mini jam angazhuar dhe përgatitur për një vit të tërë, duke planifikuar çdo detaj. Dëshiroja të krijoja një brand që do ta doja për veten dhe për Veronën time.
Mom&Mini lindi nga kjo dëshirë për të krijuar jo vetëm rroba, por kujtime. Unë dëshiroj që çdo nënë të përjetojë këtë ndjenjë, që fëmijët tanë të ndihen të veçantë dhe të dashur. Veshjet tona janë për çdo nënë dhe fëmijë që ndajnë këtë lidhje të fortë, të cilës nuk i duhet fjalë për t’u ndjerë – mjafton një buzëqeshje, një përqafim, dhe një kujtim që qëndron përgjithmonë.
Mirë se vini në Mom&Mini-ku çdo veshje është një kujtim të pret të ndodhë. Me dashuri Veranda & Verona