Në Mom&Mini, çdo produkt është një përqafim i ngrohtë mes nënës dhe fëmijës, i krijuar për të ofruar rehati dhe stil të përkryer për të dy. Koleksioni ynë është frymëzuar dhe dizajnuar nga Une, Veranda, me dashuri dhe përkushtim për t’i dhënë çdo nëne dhe vogëlushi atë ndjenjë të veçantë të të qenit të bashkuar.
Krenarë që prodhojmë dhe përpunojmë gjithçka në Kosovë, duke filluar me ato që dimë më së miri – trenerka të rehatshme dhe kapele dimri që ofrojnë ngrohtësi dhe elegancë në çdo moment të ditës. Megjithatë, ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të bukur.